Zbardhet takimi i Presidentit Meta me ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit, ja mesazhi i kreut të shtetit






Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit, Jauhar Saleem, me të cilin ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në botë.

277351252_518807702947803_2502836456971221023_n

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se “nënvizova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit, përmes përmirësimit dhe plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve”.

POSTIMI I PLOTE I METES

“🇦🇱🤝🇵🇰 Prita sot, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit, Sh.T.Z. Jauhar Saleem.

I urova suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri dhe nënvizova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit, përmes përmirësimit dhe plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve.

Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme, me dobi për të dy vendet tona.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.