Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës, në pranga 43-vjeçari në Tiranë, kishte grabitur edhe…

zbardhet vjedhja e argjendarise ne rrugen e dibres ne pranga 43 vjecari ne tirane kishte grabitur edhe
zbardhet vjedhja e argjendarise ne rrugen e dibres ne pranga 43 vjecari ne tirane kishte grabitur edhe

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Golden hummer”.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhja në kërcënimin e armës, në një dyqan celularësh, e ndodhur në muajin shkurt, si dhe vjedhja në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, si autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për zbardhjen e dy vjedhjeve të ndodhura në zonat respektive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Golden hummer”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi A. D. (F)., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.02.2024, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, dhe më datë 14.03.2024, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts