Zbardhja e mbledhjes me dyer te mbyllura/ Propozohet që Berisha të jetë pjesë e protestës, Çupi: Si do të reagojmë për vizitën e Blinken?

zbardhja e mbledhjes me dyer te mbyllura propozohet qe berisha te jete pjese e protestes cupi si do te reagojme per viziten e blinken
zbardhja e mbledhjes me dyer te mbyllura propozohet qe berisha te jete pjese e protestes cupi si do te reagojme per viziten e blinken

Diskutime të tjera janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD-së në selinë e Rithemelimit.

Deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë propozuar që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë pjesë e protestës së 20 shkurtit përmes teknologjisë.

Sipas Baçit, Berisha duhet të ketë një fjalë para mbështetësve demokratë ditën e protestës.

Megjithatë Dhurata Çupi nuk ka qenë e këtij mendimi, duke argumentuar se nëse nuk mund ta ndihmojnë Berishën, të paktën nuk duhet që atij t’i rëndohet pozita juridike. duke marrë parasysh se ky i fundit ndodhet në arrest shtëpiak.

Nga ana tjetër Lindita Metaliaj ka theksuar se protesta e 20 shkurtit nuk duhet të jetë një pasarelë dhe se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë fjalimet e më pas të shpërndahen, por sipas saj duhet të ketë “përballje dhe betejë”.

Dhurata Çupi më tej është shprehur se demokratët nuk janë të qartë për qëndrimin që do të mbajnë gjatë vizitës së sekretarit të DASH Antony Blinken në datën 15, duke kërkuar nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi një qëndrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts