Zbrazen konviktet e Qytetit Studenti/ Grupi i parë i afganëve mbërrin sot, familjet do zhvendosen në Durrës pas sezonit turistik










Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së sotme në Shqipëri. Ardhja e tyre u shtyu në kohë për shkak të kaosit që sundoi aeroportin e Kabulit e ku u anuluan të gjitha fluturimet.

dy

Fillimisht ishte planifikuar që mbërritja e qytetarëve afganë të ishte dje në  mbrëmje, por ky variant u anulua, duke modifikuar oraret e uljes së avionëve në Rinas. Ministria e Jashtme dhe autoritetet shqiptare janë në gatishmëri pritjeje prej 48 orësh në pritje të  udhëzimeve dhe koordinimeve me palën amerikane.

Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më  pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një  vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar  disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të Qytetit Studenti në Tiranë, me një kapacitet total për dy mijë persona. Mund të përdoreshin  fare mirë hotelet e Ministrisë së Brendshme dhe të  Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, pa qenë nevoja e boshatisjes së konvikteve ku banojnë studentë të cilët janë të punësuar në Tiranë e njëkohësisht presin të fillojë viti i ri akademik.

KONVIKTET 

Duke parë nga afër lëvizjet e shumta në Qytetin Studenti, duket aty do të jetë  baza e parë e familjeve afgane që do të mbërrijnë në  Shqipëri. Bashkia e Tiranës po zhvillon përgatitjet e nevojshme për të kthyer në funksion të strehimit të tyre një pjesë të godinave të Qytetit Studenti. Godinat ku do të strehohen afganët me familjarët e tyre mësohet se janë godina numër 2, 4, godina 7-8 si dhe godina 24- 25. Këto godina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa dhe po bëhen funksionale për strehimin e të huajve.

Bëhej fjalë për studentë të cilët janë të punësuar në Tiranë dhe nuk janë kthyer në qytetet e tyre e janë në pritje të nisjes së vitit të ri akademik. Ata janë zhvendosur në godina  të tjera brenda Qytetit Studenti, ndërsa në dispozicion të familjeve afgane janë  bërë gati 6 godina, të rikostruktuara së fundmi. Qëndrimi i afganëve në vendin  tonë do të jetë i përkohshëm deri në pajisjen e tyre me vizë amerikane dhe më pas do të lëvizin në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të jetë edhe destinacioni final i tyre.

Ende autoritetet nuk kanë dhënë një shifër të saktë se sa është numri i personave  që do të mbërrijnë në vend, megjithatë flitet për një  shifër në rreth 2 mijë afganë. Veç Qytetit Studenti, një tjetër skenar përfshin edhe strehimin e një pjesë  të tyre në disa hotele në qytetin bregdetar të Durrësit, edhe pse kapacitetet e strukturave akomoduese janë më të kufizuara për shkak të fluksit të turistëve.

Mësohet se Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka po koordinon operacionin e mbërritjes dhe sistemimit të tyre  në Shqipëri, ndërsa grupi i punës i ngritur për këtë  qëllim po punon për sigurimin e ambienteve ku ata  do të qëndrojnë. Kryeministri Edi Rama tha dy ditë më  parë se Shqipëria nuk do t’u  thotë “Jo” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila  kërkon strehimin e afganëve që kanë bashkëpunuar me Aleancën kundër Talebanëve.

Afganët në Shqipëri, Kim: S’kemi një numër të saktë

Ndërsa autoritetet shqiptare janë në  pritje të grupit të parë, ambasadorja ameri- kane Yuri Kim zhvilloi dje një takim me  ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e ngarkuar me koordinimin e të gjithë procesit të pritjes dhe strehimit të qytetarëve  afganë. “Patëm një takim të frytshëm mbi situatën shumë sfiduese në Afganistan. Menduam se do të ishte një ide e mirë që të koordinoheshim ngushtësisht”, deklaroi ambasadorja Kim në përfundim të takimit.

Qeveria shqiptare është shprehur se  është e gatshme të presë disa qindra af- ganë. Por, zyrtarisht nuk është dhënë as- gjë përfundimtare. “Ende nuk kemi një  numër të saktë. Ndryshon me shpejtësi”, deklaroi ambasadorja Kim, duke saktësuar se “ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht, me idenë se do të vendosen përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Disa njerëz po zhvendosen direkt në Shtetet e Bashkuara dhe kjo, në  njëfarë mënyre, është çështje procesi. Tash- më kemi disa mijëra në Shtetet e Bashkuara, unë ende nuk i di kalendarin apo shifrat, ne ende nuk i dimë kalendarin dhe numrat, por jam e sigurt se detajet do të jenë më të qarta gjatë ditëve në vazhdim”.

Zonja Kim shfrytëzoi rastin për të falënderuar edhe një herë Shqipërinë për vendimin e saj. “Ne jemi prekur thellë nga veprimi i popullit shqiptar, nga vendimi për t’u ofruar strehim përkohësisht njerëzve në nevojë të madhe. Jemi prekur se si populli shqiptar është i ndërgjegjshëm se edhe ata dikur kanë qenë në vendin e atyre, në vendin e atyre në nevojë për strehim. Por sërish, edhe  duke kujtuar trashëgiminë krenare të Shqipërisë si komb, si popull, që strehon të  huajt, pavarësisht besimit, racës apo çdo karakteristike tjetër të tyre. Kam folur për këtë, mendoj se edhe të huaj të tjerë kanë folur për konceptin dhe traditën shqiptare të besës, diçka që bota duhet ta njohë dhe diçka për të cilën të gjithë ne duhet t’i jemi mirënjohës popullit shqiptar”, u shpreh ambasadorja amerikane.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *