“Zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare”/ Presidenti Meta: Ndalimi i shpopullimit, sfida më e madhe! Adresimi i këtij fenomeni është emergjent



Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është një sfidë e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.

metaaa

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit teksa i referohet raportit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës thotë se nëse largimet vazhdojnë me këto ritme, zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

“Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, shkruan Presidenti Meta. 

Postimi i plote i Kreut të Shtetit

“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.

Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”

LEXO EDHE: 

“Për 9 vite u larguan rreth 500 mijë shqiptarë”/ Studimi i ekspertëve të Vjenës: Numri më i lartë i emigrantëve krahasuar me…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *