Zbulimi amerikan pa përgjigje mbi origjinën e Covid-19

20:50 26/08/2021

Raporti i Task-Forcës së ngritur nga Biden nuk arrin në asnjë përfundim

Shërbimet amerikane të zbulimit nuk mundën të arrijnë në përfundime të qarta mbi origjinën e koronavirusit.

Prestigjiozja “Washington Post” shkruan se gazetarët e kësaj të përditshmeje kanë parë një kopje të raportit që i është dërguar Presidentit Joe Biden, ku nuk jepet një përgjigje e saktë dilemës nëse COVID-19 u transmetua tek njerëzit nga lakuriqët e natës apo doli aksidentalisht nga laboratori i Wuhanit në Kinë.

Biden urdhëroi në Maj ngritjen e një Task-Force nga ekspertë të zbulimit me afat 90-ditorë për të hetuar mbi dyshimet e mëhershme të inteligjencës amerikane se koronavirusi mund ta ketë burimin nga laboratorët kinezë të virologjisë. Washington Post shkruan se ekspertët kërkojnë më tepër kohë për të hetuar mbi këto dyshime.

Pekini akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e politizon pandeminë për të mbuluar dështimin total në përpjekjet për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Një ekip hetuesish të OBSH-së që vizituan Wuhanin në fillim të këtij viti, nuk gjetën prova mbi dyshimet se virusi ka dalë nga laboratorët, por thanë se pista më e mundshme është mutacioni nga kafshët tek njeriu.

Por kreu i ekipit hetues Peter Embarek tha më herët gjatë këtij muaji se hipoteza më bindëse e deritanishme është se personi i parë i infektuar është një punonjës i laboratorit të Wuhanit, i cili u infektua në 2019-ën nga kafshimi i lakuriqëve të natës, teksa studionte në një shpellë që ishte habitat i tyre.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *