Zbulimi i varrit në Përmet, reagon Meta: Institucionet të zbardhin të vërtetën, viktimat e diktaturës meritojnë të pushojnë në paqe, të dënohen…








ilirmeta1

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zbulimit të një varri masiv në Përmet që dyshohet se janë viktima të regjimit komunist.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai i bën thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë të vërtetën dhe dënimin e krimeve monstruoze të diktaturës.

Ai thotë se të ekzekutuarit padrejtësisht meritojnë vendprehje dinjitoze dhe respekt të plotë në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë të qetë.

“U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës. I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës. Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë” – shkruan Meta.

Varri masiv u gjet gjatë mesditës së sotme në Përmet në një sipërfaqe rreth 100 metër katror. Skeletat u gjetën nga një firmë ndërtuese e cila po merrej me shtrimin e rrugës në lagjen e re të përmetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *