Zbulimi turk “e rrëmbeu” nga Kenia nipin e Gylenit

12:34 01/06/2021

Selahattin Gulen akuzohet për terrorizëm

Kapet në Kenia përmes një operacioni sekret të zbulimit turk, Selahatin Gylen, nipi i klerikut në arrati Fetullah Gylen, armiku nr.1 i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan.

Ai akuzohet si pjesëtar i rangjeve të larta të organizatave të drejtuara nga Fetullah Gylen, i shpallur terrorist nga drejtësia turke, ndër të tjera si organizator i grushtit të dështuar të shtetit të 2016-s, që la mbi 300 të vdekur e më shumë se 2 mijë të plagosur.

Nipi i klerikut rezultonte i zhdukur që më 3 maj. Zhdukjen e tij e njoftoi publikisht bashkëshortja përmes një videomesazhi. Mesa duket kanë qenë agjentët e zbulimit të jashtëm turk MIT, të cilët pasi e rrëmbyen e nxorën fshehurazi jashtë vendit dhe e dërguan me pranga në Turqi. Operacioni mendohet të jetë kryer në kryeqytetin Nairobi, ku ai jetonte me familjen.

Të njëjtën taktikë, shërbimi turk i zbulimit e ka përdorur në shumë raste, ndër të cilët edhe ai i marsit 2018 në Kosovë kur 6 shtetas turq, punonjës të rrjetit arsimor të Gylenit, u kapën dhe u nxorën fshehurazi nga vendi drejt Turqisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *