Zbulohen 12 personat më të kërkuar në Londër, mes tyre edhe i riu shqiptar, akuzohet për…

Policia e Londrës ka publikuar foto dhe emrat e 12 personave më të kërkuar, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar, i akuzuar për përdhunim.

Bëhet fjalë për shtetasin Ron Domi, për të cilin policia e Bedfordshire bën apel për ndihmë me qëllim gjetjen e të riut, i cili dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente. Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër.

Oficerët e policisë besojnë se njerëzit mund ta kenë parë sulmuesin dhe viktimën e tij në zonën Bramingham Woods të qytetit midis orës 11:30 dhe 14:30.

Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në Edmonton ose në zona të Londrës Veriore, por edhe në Shqipëri.

Policia londineze u bën thirrje veçanërisht komunitetit shqiptar që të japë informacion mbi vendndodhjen e Domit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts