Zbulohen mesazhet, si planifikonin dy nxënëset që të vrisnin mësuesin

Police at Willeton Senior High School.

19:30 02/11/2021

Dy adoleshente të moshës 13 dhe 14 vjeç kanë sulmuar me thikë mësuesen e tyre 55-vjeçare.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në një gjimnaz në Australi, ku adoleshentet kishin planifikuar gjithçka duke komunikuar nëpërmjet një aplikacioni online.

Departamenti i policisë ka zbuluar se në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ato kanë diskutuar me detaje se si do të kryenin sulmin edhe se cili është vendi se ku do ta godisnin në mënyrë që të rezultonte fatale.

Gjithashtu në mesazhe ato e kanë cilësuar të gjithë planin si ‘’zbavitës’’ dhe ‘’interesant’’.

Por ato nuk e kanë lënë me kaq, duke diskutuar dhe për sasinë e gazit që i duhej për t’i vënë flakën klasës së tyre.

Dy të miturat janë takuar një mëngjes përpara se të shkonin në shkollë, teksa njëra i ka dhënë tjetrës thikën për ta fshehur dy orët e para të mësimit.

Sulmi më pas ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites, ku të dyja kanë hyrë në zyrën e mësueses dhe 14-vjeçarja e ka sulmuar atë në krahun e majtë. Mësuesja u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë dy të miturat do të paraqiten në gjykatë javën e ardhshme. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *