Zbulohen monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles

11:20 30/09/2022

Monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles janë bërë publike. Një monedhë me vlerë 50 pens me imazhin e tij do të hyjë në qarkullim brenda pak javësh.

“BBC” ka mundur tĂ« marrĂ« njĂ« pamje tĂ« parĂ« tĂ« monedhĂ«s 50 pens dhe asaj prej 5 paund, tĂ« cilat kanĂ« tĂ« gdhendur imazhin e Mbretit tĂ« ri nga skulptori Martin Jennings. Monedhat ndjekin shekuj tĂ« tĂ«rĂ« tradite dhe tani ndryshe nga paraadhĂ«sja e tij, monarku sheh nga ana e majtĂ«.

Njësoj si mbretërit e tjerë britanikë dhe ndryshe nga Mbretëresha, Mbreti Charles nuk mban kurorë. Charles III e ka miratuar personalisht shëmbëlltyrën dhe dukej i kënaqur nga ngjashmëria.

Monedhat do iu shiten koleksionistëve nga Banka Mbretërore nga fillimi i javës së ardhshme. Monedha 50 pens do të jetë e disponueshme për përdorim përpara fundit të vitit dhe do shpërndahet sipas kërkesës së bankave, shoqërive të ndërtimit dhe zyrave postare.

Ato do të qarkullojnë së bashku me monedhat që mbajnë imazhin e Mbretëreshës së ndjerë, të cilat janë rreth 27 milionë që do vazhdojnë të jenë të pranueshme në dyqane./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *