
19:09 13/04/2022
Zelenski: Rusia po përdor bomba me fosfor
Në rajonin e Kievit, çdo ditë dalin në dritë të tjera prova që faktojnë krimet e rusëve ndaj civilëve në Ukrainë. Të tjerë trupa të pajetë u nxorrën nga një varr masiv të zbuluar orët e fundit në qytezën e Buças. Banorët dhe hetuesit vendas akuzojnë Rusinë për krime kundër civilëve, pavarësisht se Moska e mohon.
“Gjatë pushtimit në Buça, rusët qëlluan ndaj popullsisë vetëm sepse flisnin gjuhën ukrainase, kontribuan si vullnetarë dhe mbështetën forcat tona të armatosura. Rusët qëlluan civilët paqësorë”.
Pamjet satelitore tregojnë përparimin e autokolonave ushtarake ruse drejt rajoneve lindore të Ukrainës, atje ku është përqëndruar e gjithë fuqia e sulmit të Rusisë. Orët e fundit, predhat ruse goditën aeroportin e Harkivit, duke plagosur disa persona. Në video-mesazhin e kësaj të Mërkure, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi rusët se po bërdorin bomba me fosfor, të ndaluara nga konventat ndërkombëtare.
Kievin, këtë të Mërkurë e vizituan presidentët e Polonisë, Lituanisë e Letonisë.
Teksa Rusia po pëgatitet të forcojë ofensivën e saj në lindje, Bashkimi Europian ka miratuar ditën e sotme një ndihmë të re ushatrake për Ukrainën me vlerë 500 milionë euro. Kjo ndihmë e re trefishon buxhetin fillestar në 1.5 miliardë euro dhe do të shërbejë për paisje mbrojtëse, kompletet e ndihmës së parë dhe karburantit si dhe paisje të ndryshme ushtarake.
Tv Klan