
15:55 12/04/2022
Putin: Sulmi në Ukrainë ka vetëm qëllime fisnike
Këto pamje tregojnë momentet kur nga një varr masiv fshatin Buzovë, 30 kilometra në perëndim të Kievit, nxirren trupat e pajetë të të paktën 2 civilëve, një tjetër dëshmi të masakrave të kryera nga rusët në këtë rajon.
Gjurmët e para të masakrës në këtë fshat u zbuluan të dielën, por dita ditës shfaqen raste të tjera të krimeve ndaj civilëve ashtu si në Buça, Borodjanka e gjithë rajonin e Kievit. Moska e mohon përgjegjësinë, por janë banorët ata që e drejtojnë gishtin nga ushtria ruse.
Ludmila Zabaluk: I kanë torturuar, i kanë hedhur në pellg, e shihni vetë ku i kanë hedhur. Kafshë! Nuk mund ti quaj ndryshe. Ata konsideroheshin të humbur që më 16 Mars. Gjatë rrugës që të sjell në fshat ka të paktën 50 trupa viktimash. I kanë qëlluar nga një distancë e afërt. Një 17-vjeçar u gjet i djegur në një automjet, i kishin mbetur vetëm kockat. Një gruaje i ishte çarë gjysma e kokës.
Por presidenti rus Vlaidmir Putin, i quajti “fisnike” qëllimet e sulmit në Ukrianë.
Vladimir Putin:Qëllimet e misionit janë absolutisht të kthjellëta dhe fisnike. Ishte vendimi i duhur, pasi nuk kishin zgjidhje tjetër. Nuk ka asnjë dyshim se Rusia do t’i arrijë të gjitha objektivat e saj në Ukrianë.
Sipas tij, sulmi ndaj Ukrainës është shenjë që tregon se Rusia nuk do të izolohet. Deklaratën e bëri teksa vizitoi me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko, një kozmodrom pranë kufirit juglindor me Kinën.
Tv Klan