Zbulohet axhenda/ Nesër Asambleja Kombëtare e PS. Nga analiza, zgjedhjet në parti dhe hapja e fushatës së anëtarësimeve. Ja çfarë do të diskutohet






Partia Socialiste do të zhvillojë nesër ne oren 17:30 mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, përmes së cilës do të thërrasë zhvillimin e kongresit të jashtëzakonshëm më 12 qershor.

asambleja e ps

Gazeta “Panorama.al” zbulon rendin e ditës së mbledhjes së asamblesë, e cila do të zhvillohet më 2 qershor, on line dhe jo siç ishte menduar më parë në amfiteatrin e Liqenit të Tiranës, për shkak të vijimit të masave anti-Covid dhe moslejimin e grumbullimeve me më shumë se 50 persona.

Axhenda e mbledhjes së asamblesë përfshin caktimin e datës së kongresit, ndërsa do të miratojë disa vendime që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.

Sekretariati i PS do të japë një informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të Partisë. Menjëherë pas kongresit do të nisin analizat në çdo organizatë socialiste dhe qendër votimi për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa do të zhvillohen dhe zgjedhje në strukturat vendore dhe jo qendrore të partisë. Nga shtator 2021 deri në maj 2022, në Partinë  Socialiste do të nisë fushata e anëtarësimeve të reja, përmes të cilave Kryeministri Rama ka kërkuar shtimin e të rinjve, grupeve të interesit me qëllim arritjen e mbi 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

asambleja e ps

Kryeministri Rama tha pak ditë më parë se shumë shpejt do të ketë një analizë të të gjithë strukturave të Partisë Socialiste dhe u bëri të qartë të gjithë atyre që nuk arritën objektivat se do të largohen. Po ashtu njoftoi se do të ketë dhe një proces të hapjes së partisë si dhe ftoi të gjithë deputetët që të nisnin punën për zgjedhjet e vitit 2023 dhe ato të vitit 2025.

“Një arritje historike për PS, që kemi detyrimin e jashtëzakonshëm ta kthejmë me punë në një arritje historike për Shqipërinë e kësaj dekade ku sapo kemi hyrë. Urimi im është për të gjithë, pavarësisht se jo të gjithë keni dalë të lumtur në nivelin personal. Të gjithë duhet të ndiheni fitues si pjesë e kësaj skuadre dhe duhet të mendoni si fitues e duhet të jeni gati të punoni në parlament, në qeveri e në çdo nivel të ekzekutivit. Pavarësisht arritjeve në këtë ndeshje, që ishte dhe një garë e brendshme, të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore e cila është përgatitur në 4 vjet jo në 4 javët e fundit. Dua të jem i qartë se për mua nuk kanë asnjë rëndësi votat individuale që secili ka marrë, por ka rëndësi vetëm realizimi i objektivit të madh.

Gara e brendshme në listat e hapura ka sjellë të mirat e saj, por edhe disa dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për të. Ajo që dua të them është që të jeni gati për të nisur garën për fitoren në vitit 2025 dhe për zgjedhjet vendose. Gati për të kuptuar se ku do dhe si duhet të ndërhymë në makinerinë tonë elektorale, për të ndryshuar qeverisjen dhe partinë Socialiste. Nga njëra anë duhet të nisin një hapje të Partisë Socialiste, por dhe për të organizuar të gjithë struktura. Kush nuk ka arritur objektiva t’ia lë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me urgjencë që do të jetë një operacion ripërtëritës. Në 12 qershor, Partia Socialiste do të mbushë 30 vjeç dhe kjo do të jetë data më e duhur për të mbledhur Kongresin e Jashtëzakonshme. Do të zgjidhet edhe Asambleja Kombëtare edhe do të hyjnë ata që kanë shkëlqyer më shumë”, u shpreh Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *