Zbulohet data kur do të hapet Bypass-i i Vlorës/ Balluku tregon çfarë do t’i “bezdisë” shoferët! Ja këshilla që jep






Në 15 korrik pritet që Bypass-i i Vlorës të jetë i aksesueshëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve që duan t’i drejtohen bregdetit të jugut. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër punimet, ku ndër të tjera u shpreh se po punohet intesivisht me qëllim që rruga të jetë e hapur gjatë sezonit të verës.

Me hapjen e këtij aksi rrugor, do të shkurtohet ndjeshëm lëvizja e qytetarëve drejt bregdetit të jugut.

“Unë kam marrë garancinë që ky Bypass do të bëhet i aksesueshëm në 15 korrik. I kam kërkuar ARRSH dhe supervizorit që të tregohen të kujdesshëm sa si përket sigurisë rrugore. Përfundim në kohë rekord, por duke përmbushur edhe të gjitha kushtet e sigurisë rrugore. Nga sot dhe deri në 15 korrik në do të jemi prezent në Bypass për t’ju mbështetur për të mbaruar sa më shpejt”, u shpreh Balluku.

Ministrja u shpreh se ky aks rrugor do të ketë shumë sinjalistika provizore, me  qëllim për të kontrolluar trafikun dhe për të shmangur aksidentet.

“Sinjalistika do të jetë provizore dhe do te jetë shumë e dendur. Kështu që të gjithë drejtuesit e automjeteve, unë drejtor automjet vetë, më pëlqen ti jap makinës dhe na shqetëson sinjalistika provizore.

Do të ketë sinjalistikë të shtuar provizore që do të ndihmojë si ne edhe Policinë Rrugore për të pasur një procesim të mirë të trafikut edhe pa aksidente.

Një tjetër shqetësim që ngriti ministrja ishte edhe mungesa e valëve të telefonisë në këtë zonë, por që sic tha ajo do të marrë zgjidhje: “Për shkak të lartësisë që rruga ndjek, kemi mungesë të sinjalit të telefonisë celulare. Mungesa e sinjaleve të telefonisë celulareve në zonën pas Kaninës dhe në vazhdim do të koordinohet me AKEP për ta mundësuar. Është një nevojë infrastrukture për ta zgjidhur”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *