Zbulohet dobësia në sistemin e sigurisë së iPhone, Apple paralajmëron përdoruesit

21:37 29/03/2021

Përdoruesit e iPhone rekomandohet që të përditësojnë celularët e tyre për shkak të një problemi që lidhet me sigurinë.

Apple ka nxjerrë përditësimin më të fundit të sistemit, që rregullon këtë anomali për sigurinë e iPhone.

Përditësimi për iPhone është 14.4.2, për iPadOS 14.4.2 dhe për WatchOS 7.3.3.

Apple pranon se ky defekt që ka të bëjë me sigurinë e sistemit të saj, mund të jetë shfrytëzuar nga hakerat. Anomalia u zbulua nga ekspertët e laboratorit të “Google Project Zero”, që vazhdimisht kërkojnë për dobësitë në sistemin e sigurisë së këtyre pajisjeve.

Studiuesit zbuluan problemin tek një pjesë e softuerit që lidhet me Safarin. Prandaj, Apple këshillon që të gjithë përdoruesit e iPhone dhe pajisjeve të tjera të përditësojnë sistemin operativ me versionin më të fundit.  /tvklan.al


Të ngjashme

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *