Zbulohet dokumenti sekret i PS/ Prokurorët e SPAK, si i klasifikon Partia Socialiste në votues të sigurtë ose jo! LISTA ME EMRA



Arben Kraja-votuesit-skandaliNGA LAPSI.al/  ‘Skape’ SPAK-un! Kjo do ishte thirrja që do të dilte befats po të besoje portretizimin që i bën partia në pushtet prokurorëve që reforma në drejtësi ka çuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorëzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste, ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

Arben Krajën-111

Arben Kraja
Arben Kraja

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.”

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi… Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në dokumentat që ndodhen në zyrat e rilindjes për të parë se si përshkruhen në to prokurorët e SPAK.

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshtë të dala nga zyrat e PS).

Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, pra i famshmi “patronazhist” i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruat si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria “Preferenca” shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet “I sigurtë”.

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi Arben Krajën, as 12 prokurorët e tjerë që punojnë me të. Por ama në një hetim të mundshëm të kësaj çështjeje, ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK dhe disa prej kolegëve të tij janë në konflikt interesi. Një sepse ata janë njëkohësisht edhe subjekt i dëmit që kanë shkaktuar rilindasit që pretendohet se u kanë vjedhur të dhënat personale dhe dy sepse në dokumenta paraqiten si militantë socialistë.  Ne kemi arritur të qëmtojmë tetë nga prokurorët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të sigurtë të PS, 2 jo të sigurtë, por me preferencë PS, dhe dy neutralë që nuk u dihet vota. ©Lapsi.al

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani

Vladimir Mara

Behar Dibra

Ened Nakuçi

Doloreza Musabelliu

Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit.

Edvin Kondili

Klodjan Braho

Enkeleda Millonai

Dritan Prençi

Sotir Kllapi

Altin Dumani
Altin Dumani

Edvin Kondili1

Edvin Kondili
Edvin Kondili
Dritan Prençi
Dritan Prençi
Ened Nakuçi
Ened Nakuçi
Enkeleda Millonai
Enkeleda Millonai
Doloreza Musabelliu
Doloreza Musabelliu
Vladimir Mara
Vladimir Mara
Sotir Kllapi
Sotir Kllapi
Dritan Prençi
Dritan Prençi

LEXO EDHE

Nxjerrja e të dhënave personale të qytetarëve për fushatë, SPAK nis hetimet

Akuzat për përdorimin e të dhënave e-Albania/ Balla i përgjigjet Partisë Demokratike: O shpifësa të dëshpëruar, janë krijuar ndër vite

“E paprecedentë”/ Alibeaj nga PD: Edi Rama dhe PS përdorin të dhënat personale nga portali e-Albania për të…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *