Zbulohet ilaçi i parë oral antiCovid

13:09 02/10/2021

“Molnupiravir” përgjysmon shtrimet në spital dhe zeron fatalitetet

Një ilaç i ri antiviral arrin përgjysmojë mundësinë që pacientët me COVID-19 të përfundojnë në spital ose të vdesin nga virusi. Bëhet fjalë për medikamentin eksperimental “Molnupiravir” i krijuar nga prodhuesi farmaceutik amerikan “Merck” dhe që në fazën e provave klinike ka dhënë rezultate të kënaqshme.

Kompania e prodhimit të ilaçeve, bëri të ditur se në testimin klinik të këtij medikamenti u përfshinë 775 pacientë të infektuar me koronavirusi dhe që ishin në gjendje të lehtë apo të mesme të sëmundjes dhe secili prej tyre kishte sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti apo sëmundje të zemrës.

Atyre iu dhanë dy tableta “Molnupiravir” për pesë ditë me radhë dhe në përfundim të këtij studimi rezultoi se vetëm 28 persona, ose 7.3%, u shtruan në spital, ndërsa nuk u shënua asnjë humbje jete. Gjithashtu gjatë testimit klinik të këtij ilaçi u vu re se ai kishte shumë pak efekte anësore, pasi vetëm 1.3 për qind e pjesëmarrësve në këtë provë iu desh që të ndërprisnin trajtimin.

Kompania prodhuese bëri të ditur se do të aplikonte për autorizim të përdorimit emergjent të ilaçit në SHBA në dy javët e ardhshme. Nëse autorizohet nga rregullatorët, “Molnupiravir” do të ishte ilaçi i parë oral antiviral për Covid-19.

Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit amerikan Joe Biden, tha se rezultatet ishin “lajme shumë të mira”, por kërkoi kujdes derisa Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të kishte shqyrtuar të dhënat. Merck ka thënë se pret të prodhojë 10 milionë “Molnupiravir” deri në fund të vitit 2021, ndërsa qeveria amerikane tashmë ka rënë dakord të blejë një sasi të ilaçit me vlerë prej 1.2 miliardë dollarë nëse ai merr miratimin nga organi rregullator, FDA.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *