Zbulohet kantina e verës antike 1500-vjeçare në Izrael

11:51 12/10/2021

Një kantinë vere 1.500-vjeçare në madhësinë e një fushe futbolli të ditëve të sotme është zbuluar në Izrael, duke vërtetuar sesi kultivuesit e rrushit  plotësonin kërkesat për verë të bardhë të cilësisë së parë e njohur në të gjithë botën antike.

Kompleksi i zbuluar në qytetin Yavne rreth 30 km në jug të Tel Avivit mendohet se ka prodhuar 2 milion litra verë në vit, tha Autoriteti i Antikiteteve në Izrael. Strukturat prej guri ruheshin aq mire sa edhe sot evidentohet lehtë i gjithë procesi i realizimit që nga shtypja e rrushit e deri tek basenët e grumbullimit.

Gjithashtu përgjatë gërmimeve u zbuluan dhjetëra enë verë prej balte me kapacitet deri në 25 litra ndërsa ato njiheshin si poçet e  Gazës” vazo të tilla gjenden në të gjithë Evropën çka vërteton se kërkesa ishte e madhe. Një prej drejtuesve të këtij projekti arkeologjik Jon Seligman tha për Reuters se në kohët e lashta vera ishte një pije e zakonshme që u shërbehej si fëmijëve edhe të rriturve.

Përsa i përket shijes së saj, studiuesit thanë se është e pamundur të dihet, por në dorëshkrime të lashta ajo përshkruhej si një verë e bardhë e lehtë dhe e këndshme.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *