Zbulohet në Bullgari baza e prodhimit të monedhave false

18:48 17/03/2021

Procesi realizohej në një shtypshkronjë

Dhjetëra mijëra prerje të falsifikuara të monedhave euro dhe dollarë u zbuluan në një universitet në Bullgari. Punishtja e shtypshkronjës prodhonte diploma ditën dhe kartëmonedha eurosh e dollarësh të falsifikuara natën ose në fundjavë.

Ky është zbulimi befasues i oficerëve të policisë bullgare të cilët kanë punuar në bashkëpunim me hetuesit e Shërbimit Sekret Amerikan. Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të monedhave të falsifikuara në vend. Rreth 4 milionë dollarë fallco ishin parashikuar për të qarkullur në Ukrainë ndërsa sasia tjetër prej 3.6 milionë euro fallco ishin planifikuar për  te qarkulluar në të gjithë Evropën.

Dy persona të dyshuar, një burrë 48 vjeç dhe një grua 54 vjeçare, u arrestuan. Ata punonin në shtypshkronjë sidomos ditëve të pushimit. Falsifikatorët nga porositësit morën në këmbim 10% të vlerës se prodhimit të tyre të monedhave të shtypura një prodhim i “cilësisë relativisht të mirë sipas policisë bullgare.

Policia thotë se ata “nuk kanë prova që zyrtarët e universitetit ishin të vetëdijshëm” për ekzistencën e këtij laboratori prodhimi monedhash te fallsifikuara brenda mjediseve të tyre.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *