Zbulohet një nga pikat e marrëveshjes, Serbia heq barrikadat në kufi, Kosova zëvendëson Njësitë Speciale me KFOR-in

Zbardhen detaje të reja nga arritja e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket çështjes së targave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë pas takimit në Bruksel se, sipas projekt-marrëveshjes, të shtunën forcat e KFOR-it do të zëvendësojnë njësitë e posaçme të policisë së Kosovës në vendkalimet kufitare ne veri dhe njëkohësisht duhet të hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë.

“Pika e tretë ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas kësaj marrëveshje, nëse Serbia e nënshkruan finalisht, të shtunën KFOR-i do të vendosë trupat në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Pastaj pas disa orëve, Policia e Kosovës do të përcjellë shtensionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave, duke tërhequr Njësitë e Posaçme Speciale, ndërsa Serbia do të heqë barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë. Për këtë do të kenë tetë orë, të dy palët”, ka thënë Besnik Bislimi.

Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, duke zëvendësuar Njësitë e Posaçme Speciale, që paralelisht me barrikadat e protestuesve serbë, do të largohen nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi.

Bislimi sot në Bruksel ka zhvilluar takime me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në Bruksel gjendet edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Palët kanë zhvilluar takime individuale me Lajçakun, ndërsa ende nuk ka pasur një takim trepalësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *