Zbulohet një tjetër masakër në Luhansk

20:35 01/10/2022

20 civilë të vrarë në ditët e fundit të Shtatorit

Një tjetër masakër është zbuluar në lindje të Ukrainës. Të paktën 20 civilë u gjetën të vdekur pranë qytezës Svatove në rajonin e Luhanskut, në zonën gri mes hapësirës së kontrolluar nga ukrainasit dhe asaj të rusëve.

Zbulimi ukrainas akuzon Rusinë se qëlloi me raketa ndaj një autokolone me civilë që po evakuoheshin nga luftimet në rajonin e Harkivit.

Sulmi mendohet të ketë ndodhur në ditët e fundit të Shtatorit. Një ditë më parë, në Zaporizhia, raketat ruse vranë 23 civilë pasi goditën një autokolonë humanitare.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *