Zbulohet një variant i ri i Covid-it i quajtur “Deltacron”, konfirmohen 25 rastet e para në Qipro

Një variant i ri i Covid është zbuluar në Qipro. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se varianti i ri që po qarkullon është një bashkim me Delta dhe Omicron.

Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, ka thënë se varianti ri i është quajtur “Deltacron”.

Deri më tani, Kostrikis dhe ekipi i tij kanë gjetur 25 raste të virusit. Është ende shumë herët për të thënë nëse ky variant është përhapur masivisht dhe se çfarë ndikimesh mund të ketë.

“Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë”, është shprehur profesori për mediat vendase.

Studiuesit i dërguan gjetjet e tyre këtë javë në GISAID, një bazë të dhënash ndërkombëtare që gjurmon viruset.

Varianti Deltacron është zbuluar në një kohë kur Omicron vazhdon përhapjen e tij të shpejtë në të gjithë globin, duke shkaktuar një rritje të rasteve me Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.