Zbulohet një varianti i ri i Covid, ekspertët japin alarmin

09:57 30/05/2021

Vietnami ka zbuluar një variant të ri të Covid që sipas studimeve të deritanishme është një kombinim i variantit indian dhe atij britanik. Sipas të dhënave të deritanishme ky variant mund të përhapet shumë shpejt nga ajri dhe shihet si një ndër variantet më të rrezikshëm.

Zyrtarët e Vietnamit kanë dhënë alarmin, pasi varianti i ri i Covid është një kombinimin mes mutacioneve që janë zbuluar në Indi dhe Britani.

Ministri i Shëndetësisë së Vietnamit, Nguyen Thanh Long, u shpreh se mutacioni i fundit të është “shumë i rrezikshëm“.

Deri tani është zbuluar se varianti i ri hibrid ishte më i transmetueshëm sesa versionet e njohura më parë. Ky variant i ri është duke u studiuar dhe zyrtarët e shtetit kanë thënë se kodi gjenetik do të jetë publik shumë shpejt.

Deri tani mutacionet e Covid kanë qenë më të rrezikshme se varianti i parë, por studimet kanë treguar se vaksinat kanë qenë efektive dhe ulet rreziku për infektim pas dy dozave./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *