Një plantacion hashashi është zbuluar nga autoritetet në Kretë, konkretisht në Sises Mylopotamos, në Rethymnon.
Siç u bë e ditur, u identifikuan më shumë se 300 fidanë. Autoritetet kishin informacion dhe e vunë zonën në vëzhgim.
Ditën e sotme ata kanë zhvilluar operacionin dhe kanë kapur brenda në plantacion një shtetas shqiptar, ndërsa hetimet kanë çuar më pas në arrestimin e dy banorëve të zonës, të familjeve të njohura të zonës.
Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej tre armë dhe gëzhoja.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al