Zbulohet qyteti 3000-vjeçar në Egjipt, vlerësohet si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike

12:14 09/04/2021

Pas disa muajsh kërkimesh në Egjipt është bërë një zbulim shumë i rëndësishëm. Një qytet antik që kishte humbur në rërë është zbuluar dje dhe vlerësohet si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike.

Një nga zbuluesi e këtij qyteti 3 mijë vjeçar ka deklaruar se rrënojat arkeologjike janë zbuluar pranë Luxor dhe tha se kërkimet kanë nxjerrë në dritë “qytetin e artë të humbur”.

Ai tha se gjetja ishte qyteti më i madh antik, i njohur si Aten, i zbuluar ndonjëherë në Egjipt. Gërmimet për zbulimin e qytetin antik kanë nisur që në Shtator të vitit të kaluar.

Vendbanimi daton në mbretërimin e Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit, i cili sundoi nga 1391 në 1353 para Krishtit.

Qyteti po ashtu vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri gati i paprekur i të cilëve u zbulua në Luginën e Mbretërve nga arkeologu britanik Howard Carter në 1922.

Betsy Brian, profesor i Egjiptologjisë në Universitetin John Hopkins në Baltimore, SHBA ka deklaruar se tashmë me këtë zbulim kërkuesit do të kenë prova të reja dhe të vlefshme për jetën e egjiptianëve të lashtë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com