Zbulohet shkaku pse dështoi transferimi i Rabiot te Junajtid, francezi i kërkoi “Djajve” rrogë dhe për… të ëmën


















Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabio, me shumë mundësi do të jetë pjesë e bardhezinjve dhe për sezonin e ardhshëm, pasi Mançester Junajtid duket se e ka braktisur përfundimisht pistën që të çon të francezi. Arsyeja është irritomi i drejtuesve të “Djajve të kuq”, pas kërkesave të larta ekonomike që ka bërë lojtari, por njëkohësisht edhe e ëma e tij menaxhere, Veronik.

WERWR

Sipas raportimeve nga media britanike, mamaja e 27-vjeçarit i kishte kërkuar “Djajve të kuq” një kontratë 4-vjeçare, me një pagë neto prej 10 milionë eurosh në sezon, për të pranuar transferimin në Angli. Në këto kushte Junajtid ndoshta edhe mund të kishte pranuar, por ajo çfarë hodhi në erë tratativën ishte edhe një pagë vjetore që kërkonte edhe e ëma e futbollistit, për katër vitet e kontratës: 1 milion euro në sezon, një “çmim” për nisjen e tratativave dhe lehtësive që ajo kishte kërkuar dhe kishte marrë nga drejtuesit e Juventusit.

Pikërisht kërkesa e të ëmës së Rabio prishi gjithçka, duke kujtuar se edhe bardhezinjtë, kur arritën të merrnin firmën e lojtarit e paguan 3 milionë euro Veronik Rabionë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.