Zbulohet variant i ri i Covid në Afrikën e Jugut

[embedded content][embedded content]

23:57 25/11/2021

OBSH mblidhet urgjentisht të premten

Një varianti i ri i koronavirus është zbuluar në Afrikën e Jugut me 50 mutacione të ndryshme dhe me shumë se 30 mutacione në proteinën e spajkut.

Varianti i quajtur B.1.1.529 është gjetur në një numër të vogël njerëzish në Afrikën e Jugut por ajo çfarë ka shqetësuar studiuesit është fakti se ende nuk dinë mënyrën sesi ky variant i ri mund të sillet me antitrupat.

Ekspertet thonë se ky variant i ri përmban mutacione të shumta të cilat luftojnë rezistencën e antitrupave dhe në këtë mënyrë ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave.

I njëjti variant është zbuluar gjithashtu edhe në Hong Kong  e Botsvane. Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron këtë variant të ri dhe ka caktuar një takim të veçantë të premten për të diskutuar më shume se çfarë efekti do të ketë ky variant i ri tek vaksinat dhe trajtimet anti-Covid.

Pas daljes së këtij varianti Britania e Madhe vendosi që të hyjnë në karantinë të gjithë personat që kthehen nga Afrika e Jugut.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *