Zbulohet varrezë e re masive në Tarhuna të Libisë

Qeveria e Libisë njoftoi se është gjetur një varrezë e re masive në qytetin jugor Tarhuna.

“Varreza u zbulua në zonën e projektit Alrabet në qytet”, deklaroi  Abdulaziz al-Jaafari, zëdhënësi i Autoritetit të Përgjithshëm për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur.

Ai tha se mbetet e paqartë se sa trupa u varrosën në varrezë.

Qyteti Tarhuna ishte një bastion i mëparshëm për milicinë Al-Kani të lidhur me komandantin renegat Khalifa Haftar.

Sipas burimeve zyrtare libiane, forcat e Haftarit dhe milicitë e lidhura kanë kryer krime lufte dhe akte gjenocidi në periudhën midis prillit 2019 dhe qershorit 2020.

Që nga qershori, pas disfatës së forcave të Haftarit në zonat perëndimore të Libisë, qeveria libiane gjeti rreth 300 trupa të pajetë në varre masive në Tarhuna dhe në jug të Tripolit.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë, Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Më 5 shkurt, grupet politike rivale të Libisë ranë dakord gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja për formimin e një qeverie të përkohshme të unitetit, e cila do të udhëheq vendin drejt zgjedhjeve në dhjetor në të cilin Abdul Hamid Dbeibeh u caktua për formimin e qeverisë së re.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *