Zbulohet vendndodhja e presidentit afgan

20:26 18/08/2021

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ghani u arratis nga vendi pasi talebanët po mësynin në Kabul. Ai fillimisht shkoi në Taxhikistan, në shtetin fqinj te Afganistanit, por aty ka qëndruar vetëm 3 ditë. Emiratet e Bashkuara Arabe bënë të ditur se presidenti afgan ndodhet së bashku me familjen e tij atje dhe se ata kanë dalë garant për ta strehuar.

Zyrtarët e ambasadës afgane në Taxhikistan i kërkuan policisë së Interpolit që të arrestojnë atë dhe dy përfaqësuesve të tjerë me akuzat e vjedhjes së pasurisë publike, në mënyrë që fondet të kthehen në Afganistan. Ghani akuzohet për përvetësimin e 169 milionë dollarëve

Ghani tashmë nuk ka më post në Afganistan pasi e braktisi detyrën e tij si kryetar i shtetit dhe vendin e tij e ka marrë përkohësisht zëvendësuesi i tij, Amrullah Saleh, i cili po udhëheq një rezistencë modeste në disa qytete të vendit.

Ghani u shpreh se u largua nga shteti pĂ«r tĂ« parandaluar “gjakderdhjen” . Ikja e tij nga Kabuli, teksa qyteti ra nĂ« duart e talebanĂ«ve pa rezistencĂ«, shĂ«noi fundin e trazuar, tĂ« polarizuar tĂ« shtatĂ« vjetĂ«ve tĂ« Ghanit nĂ« pushtet.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *