Zbulon SHBA: Rusia po kërkon edhe 60 mijë mercenarë të tjerë, humbjet në Ukrainë të mëdha

zbulon shba rusia po kerkon edhe 60 mije mercenare te tjere humbjet ne ukraine te medha
zbulon shba rusia po kerkon edhe 60 mije mercenare te tjere humbjet ne ukraine te medha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se Rusia është duke analizuar mundësitë për të rritur numrin e mercenarëve, ku ka hapur aplikime për 60 mijë të tillë.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes Amerikane, raporton CNN.
Ai ka thënë se mbetet për t’u parë se sa e suksesshme do të jetë Rusia për të plotësuar këtë qëllim, sa shumë trajnime do të kenë këto forca, apo se ku do të dërgohen.

Ky zyrtar ka thënë gjithashtu se SHBA-ja se nuk ka parë ende “përforcime të reja, të trajnuara dhe të armatosura plotësisht”.

SHBA beson që tani Rusia është më poshtë se 85% të kapaciteteve të saj ushtarake, nëse krahashohet me kohën kur nisi pushtimi në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts