“Zë hollët e paguar të Ramës, do nxirren për b*the nga protesta”- Paloka reagon për rritjen e çmimeve të karburanteve: Përdori taktikë të suksesshme, por …






Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për rritjen të çmimeve të karburanteve në 245 lekë/litri, pas uljes së tyre pas protestave kombëtare.

protesta

Deputeti demokrat është shprehur se kryeministri Edi Rama po përdor një taktikë të suksesshme për shuarjen e protestave duke përdorur “grupe të gatshme, të kamufluara si “shoqëri civile” dhe i fut qëllimisht mes qytetarëve”.

Ai shkroi në një postim në Facebook se në tubimet e ardhshme “zë hollët e Ramës që thërrasin ‘larg politika nga protesta’, do kapen të parë dhe do nxirren për b*the jashtë”.

“Kur filluan protestat për rritjen spekulative të çmimeve, bëra një paralajmërim në FB për “fiksit” e protestave.

Ata që Rama i ka si grup të gatshëm, gjoja “shoqëri civile” dhe që i fut qëllimisht në çdo protestë qytetare vetëm me një qellim; të shuajnë protestën.

Metoda është vetëm një dhe shprehet me klithmat e zë hollëve të “shoqërisë civile”: “Larg politika nga protestat!”

Rezultati dihet! Ramës i ka rezultuar taktike e suksesshme jo në një po në disa raste. Kështu që në protestat e tjera, nëse guxojnë të hyjnë dhe tentojnë të marrin drejtimin ata zë hollët e paguar nga Rama, duhen kapur të parët e nxjerrë për bythe jashtë protestës !

Ja si filloi e si katandisi protesta e fundit vetëm prej tyre. Sot Rama i çoi çmimet aty ku ishin kur filloi protesta”, shkroi Paloka teksa e shoqëroi me foto nga tubimi kombëtar, si nisi dhe si përfundoi.

paloka

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.