Zëdhënësi i Abramovich konfirmon dyshimet për helmim

19:07 28/03/2022

Një zëdhënës i Roman Abramovich konfirmoi se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar më herët gjatë këtij muaji, teksa merrte pjesë në takimet për paqe me palën ukrainase.

Zëdhënësi nuk pranoi të konfirmonte se kush tjetër ishte prekur, apo cili ishte burimi i sulmit.

Më herët, një raport nga Wall Street Journal deklaronte se 3 persona të cilët morën pjesë në negociatat në Kiev kishin pasur sy të skuqur, lot të vazhdueshëm e me dhimbje, dhe rrjepje të lëkurës në fytyrë e duar.

Abramovich mësohet se tanimë është mirë, pasi incidenti në fjalë ndodhi disa javë më parë dhe ai do të vijojë negociatat së bashku me të tjerët nga Ukraina në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

Persona pranë Abramovich thonë se ai ka marrë pjesë në disa takime dhe se po e bën këtë me iniciativë të tij, pasi iu kërkua ndihmë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.