Zëdhënësi i IDF: Operacionet e Izraelit në Gaza do të ‘përshkallëzohen’

zedhenesi i idf operacionet e izraelit ne gaza do te pershkallezohen

zedhenesi i idf operacionet e izraelit ne gaza do te pershkallezohen

10:37 30/10/2023

Në momentet e fundit, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kundëradmirali Daniel Hagari ka dhënë një përditësim mbi konfliktin. Ndërkohë IDF këtë mëngjes, ka pretenduar se ka vrarë “dhjetëra” militantë të Hamasit gjatë natës, raporton Sky News.

Hagari thotë se forcat “po vazhdojnë gradualisht” në Gaza si pjesë e operacionit tokësor dhe ka pasur “kontakt të drejtpërdrejtë” me luftëtarët e Hamasit.

Ai gjithashtu paralajmëron se aktivitetet do të “përshkallëzohen” dhe trupat janë vënë në “gadishmëri të lartë” përgjatë kufirit verior.

“Aktivitetet dhe operacionet tona do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen sipas fazave të luftës”, shton ai.

“Ky është një operacion i zgjeruar tokësor në brez. Forcat tokësore, tanket, forcat e këmbësorisë, forcat e blinduara po lëvizin drejt terroristëve. Terroristët u grupuan së bashku në zona të caktuara për të synuar forcat tona dhe ne i sulmojmë nga ajri, kështu arritëm të sulmonim dhe të shënjestronim 20 terroristë”, thotë zëdhënësi Hagari.

Ndërkohë ai ka shtuar se ka gjithashtu kontakt të drejtpërdrejtë midis forcave tokësore dhe terroristëve dhe se luftimet po vazhdojnë brenda Rripit të Gazës./tvklan.al




zedhenesi i idf operacionet e izraelit ne gaza do te pershkallezohen 1

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts