Zëdhënësi i Kremlinit: Putin nuk e pa fjalimin e Biden. Sanksionet do të shkaktojnë probleme, por të zgjidhshme

12:02 25/02/2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk ka komentuar për mediat ndërkombëtare se sa do të zgjasë operacioni ushtarak që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë. Po ashtu Rusia vë në pikëpyetje gatishmërinë e Presidentit Volodymyr Zelensky për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës dhe do ta analizojë atë.

“Pritshmëritë e saj nga qeveria e Ukrainës mbeten të njëjta pasi Rusia nuk e ndryshon mendjen “si një vajzë””, mësohet të ketë thënë zëdhënësi rus.  Ndërkohë ditën e sotme Vladimir Putin do të takohet me Këshillin e Sigurisë dhe do të mbajë disa telefonata me udhëheqës ndërkombëtarë.

Peskov ka thënë se Putin nuk e ka parë fjalimin e fundit të Joe Biden,por është informuar për të. Sipas zëdhënësit sanksionet do të shkaktojnë probleme, por janë të zgjidhshme.

Po ashtu, Peskov shprehet i keqardhur për vendimin e UEFA-s për të lëvizur finalen e Champions League-s, ndërsa ai i përket viktimave të shkaktuara nga lufta thuhet se: Humbjet e civilëve janë pyetje për ushtrinë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com