
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka njoftuar se Rusia do të forcojë kufijtë e saj perëndimorë.
Sipas Peskov ky vendim është marrë për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, duke paralajmëruar këdo që të mos rrezikojnë për të sulmuar kufijtë rusë.
Ndër të tjera Peskov tha se ky përforcim do të siguronte ruajtjen e territorit , shkruajnë mediat e huaja.
“Kjo do të bëhet për të na bërë të sigurt dhe që ne të arrijmë nivelin e kërkuar të barazisë në mënyrë që të mos i shkojë në mendje askujt të na sulmojë,” tha ai.
Kujtojmë se Putin dërgoi trupa më 24 shkurt për atë që ai e quan një “operacion ushtarak special” për të çmilitarizuar, Ukrainën.
Vendet perëndimore e quajnë atë një luftë agresioni të paprovokuar.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al