Zëdhënësi i Kremlinit: Shumë shpejt do të takohet Putin me Vuçiç

10:29 22/10/2021

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen shumë shpejt me njëri-tjetrin. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka treguar se detajet do të publikohen shumë shpejt.

Në një reagim për mediat në Rusi, Peskov u shpreh se dy liderët po komunikojnë ende për të detajuar takimin.  

Po. Dhe vendi tashmë dihet. Ne do të informojmë në kohë, ndërsa nuk jemi ende gati. Do të informojmë së bashku me kolegët tanë serbë“, shtoi ai.

Më herët, Vuçiç ka njoftuar se planifikon të takohet me Putinin më 25 Nëntor për të diskutuar zgjatjen e çmimit të reduktuar të gazit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *