Site icon Bota Sot News

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby: Më afër se kurrë më parë marrëveshjes së pengjeve

22:42 20/11/2023

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje për të siguruar lirimin e disa pengjeve nga Gaza është “më afër se kurrë më parë”, raporton Sky News.

Kjo vjen vetëm disa orë pasi Presidenti Biden tha se besonte se një marrëveshje ishte afër arritjes.

Ndërkohë nuk është dhënë asnjë detaj i mëtejshëm nga zoti Kirby, me të gjitha palët që ruajnë një nivel sekreti ndërsa bisedimet arrijnë në atë që duket se janë fazat e tyre përfundimtare.

Kujtojmë se gati 240 pengje janë ende në Gaza, të cilët janë rrëmbyer nga Hamasi gjatë inkursionit të tij vdekjeprurës në Izrael më 7 Tetor./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love
Exit mobile version