Zëdhënësi i talebanëve: Kina do të na ndihmojë në rindërtimin e Afganistanit

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha se Kina do t’i ndihmojë ata në rindërtimin e Afganistanit.

Në “La Repubblica”, një prej gazetave më kryesoreve në Itali u publikua intervista e zëdhënësit taleban me titull “Si talebanë duam që Italia të na njohë” dhe “Kina do të na financojë neve”.

Në intervistën në fjalë, Mujahid lidhur me marrëdhëniet me Kinën tha: “Pekini do të na ndihmojë për të rindërtuar vendin. Do të jetë partneri ynë kryesor. Për shkak se është e gatshme të bëjë investime dhe të kryejë rindërtimin, Kina për ne përbën një mundësi themelore dhe të jashtëzakonshme”.

Pasi deklaroi se janë të interesuar për nismën e Kinës “Rruga e Brezit” Mujahid shtoi se “Ky projekt do të rigjallërojë Rrugën antike të Mëndafshit. Gjithashtu kemi miniera bakri të cilat falë kinezëve mund të menaxhohen sërish. Dhe një shënim i fundit, Kina përfaqëson hapjen tonë në tregun botëror”.

Mujahid theksoi se do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira edhe me Rusinë të cilën e shohin si një partner të rëndësishëm me peshë në rajon dhe se Moska së bashku me ta vazhdon të ndërmjetësojë për krijimin e kushteve të paqes ndërkombëtare.

Lidhur me pyetjen se kur do të hapet aeroporti i Kabulit, Mujahid tha se kanë marrë kontrollin e aeroportit por që ka shumë dëme të mëdha dhe serioze. “Katari dhe Turqia janë të interesuar për vendosjen sërish në funksion të aeroportit. Në tre ditët e ardhshme ai do të jetë i pastruar plotësisht dhe çdo gjë do të jetë ndërtuar në një kohë të shkurtër. Shpresoj që aeroporti të vendoset në funksion në shtator”, tha ai.

Zëdhënësi Mujahid vuri në dukje se dëshirojnë të ri-rregullojnë marrëdhëniet e tyre me Italinë. “Shpresojmë që vendi juaj të njohë qeverinë tonë islame dhe që kjo intervistë të forcojë marrëdhëniet tona politike dhe diplomatike. Shpresoj që Italia të rihapë ambasadën e saj në Kabul. Vendi juaj është shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi ai.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *