Zëdhënësja e Fushatës së PD-së: Dështimi po troket edhe një herë, nuk duhet t’ia hapim derën. Basha lideri i duhur për anëtarësimin në BE



Zëdhënësja e Fushatës së Partisë Demokratike Floriana Garo përmes një deklarate për media thotë se Basha është lideri i duhur për anëtarësim në BE, duke shtuar se Rama në 8 vite nuk na çoi asnjë hap përpara drejt integrimit europian.

“Dështimi po troket në derë edhe një herë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuajini jo Ramës!”, shprehet Garo.

Zëdhënësja e Fushatës së PD-së solli në vëmendje arritjet e kryedemokratit Basha në marrëdhëniet me jashtë nga anëtarësimi në NATO te udhëtimi pa viza, duke shtuar se ai është lideri i duhur për anëtarësim në BE.

Deklarata e plotë

Shqipëria kërkon ndryshim.

Çdo qytetar shqiptar e di se nëse ne nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, ne nuk do të jemi në gjendje të bëhemi një vend i zhvilluar.

Për 8 vite, Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE-së. Rama nuk do të sjellë ndryshim në Shqipëri.

Dështimi po troket në derë edhe një herë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara.

Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe një mandat tjetër.

Lulzim Basha, që ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe ia ka dalë që të anëtarësojë Shqipërinë në NATO dhe që bëri realitet udhëtimin pa viza, është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më 25 prill, ne do të votojmë për Bashën dhe për Partinë Demokratike që t’i sjellim shpresë Shqipërisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *