Zelanda e Re do të rikthejë fluturimet pa karantinë me Australinë

13:13 06/04/2021

Zelanda e Re ka bërë të ditura planet për mundësi të udhëtimit të lirë me Australinë nga 19 Prilli, meqë të dyja shtetet kanë qenë të suksesshme në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Nisja e udhëtimit pa kërkesë për karantimin në mes të Zelandës së Re dhe Australisë do të përbëjë lehtësim për familjet që janë ndarë si pasojë e pandemisë, si dhe do të mirëpritet nga industria e turizmit.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se autoritetet shëndetësore besojnë se rreziku i transmetimit të koronavirusit nga Australia është i ulët dhe udhëtimi është i sigurt.

Ky hap do të ndihmojë në rimëkëmbje të ekonomisë sonë dhe përbën një marrëveshje lidere në botë për hapje të udhëtimit ndërkombëtar, ndërkohë që vazhdon të zbatohet strategjia për eliminim dhe mbajtje të virusit jashtë”, ka thënë mes tjerash Ardern.

Të dyja këto vende kanë mbyllur kufijtë në mars të vitit të kaluar dhe kanë zbatuar masë të karantinës së detyrueshme për shtetasit e tyre në kthim.

Kryeministri australian Scott Morrison ka mirëpritur vendimin e Ardernit, duke theksuar se kufiri i shtetit të tij për banorët e Zelandës së Re ka qenë i hapur tash e gati gjashtë muaj.

Ne jemi siguruar që të dyja shtetet tona të mos vuajnë nga dëmet e njëjta të shkaktuara nga koronavirusi, dëme që i kemi parë në shumë shtete tjera”, ka thënë ai. Prej shpërthimit të pandemisë, Australia ka regjistruar 909 viktima me koronavirus, derisa Zelanda e Re 25./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *