
12:08 31/12/2021
Australia nuk i ndahet traditës, pavarësisht pandemisë
Viti i ri 2022 nisi xhiron e festimeve me Auckland në Zelandën e Re. Por festa e parë e Vitit të Ri ishte më pak e zhurmshme se vitet e kaluara. Për shkak të pandemisë, spektakli tradicional i fishekzjarreve ishte zëvendësuar me shfaqjen e dritave përgjatë urës së famshme Horbour Bridge.
Për të shmangur grumbullimet masive si pjesë e masave kundër përhapjes së Omicron-it, qeveria u bëri thirrje qytetarëve ta shijojnë nga shtëpitë spektaklin e dritave që u transmetua live. Megjithatë, pati edhe qytetarë të pabindur që fishekzjarret i ndezën vetë.
Masa kundër Omicron-it janë në fuqi edhe në Australi, por autoritetet e Sidnejt nuk i ndryshuan planet. Shfaqja tradicionale e fishekzjarreve u zhvillua si çdo vit.
Në dallim nga pjesa tjetër e globit, vendet europiane i kanë anuluar spektaklet e fishekzjarreve prej pandemisë. Kryeqyteti i fundit që mori këtë vendim ishte Madridi. Festën e fishekzjarreve nuk do ta anulojë as Nju Jorku.
Tv Klan
LIVE: New Zealand welcomes in the New Year with a lightshow https://t.co/yCz9QwvXcY
— Reuters (@Reuters) December 31, 2021
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al