Zelanda e Re merr vendimin: Ndalohet pirja e duhanit për të gjithë personat e lindur pas vitit 2008

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për të rinjtë e lindur pas vitit 2008, si një përpjekje për të hequr përfundimisht duhanin.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

Lëvizja është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër duhanpirjes të shpallur nga ministria e shëndetësisë e Zelandës së Re.

Zelanda e Re është e vendosur të arrijë një objektiv kombëtar për të reduktuar shkallën e saj kombëtare të pirjes së duhanit në 5 përqind deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar përfundimisht atë krejtësisht.

Aktualisht, rreth 13 përqind e të rriturve në Zelandën e Re pinë duhan, nga 18 përqind rreth një dekadë më parë, raporton BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.