Zelandë e Re, fillon periudha e certifikimit të vaksinës COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, deklaroi se në vend ku vazhdon lufta kundër variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19), Këshilli i Ministrave ka pranuar përdorimin e certifikatave të vaksinimit.

Sipas lajmit të Radio Zelandës së Re, Kryeministrja Ardern bëri deklarata në lidhje me certifikatën e vaksinimit që do të vërtetojë se qytetarët e Zelandës së Re janë vaksinuar kundër COVID-19.

Ajo tha se qytetarët e Zelandës së Re nga muaji tjetër do të fillojnë të përdorin certifikatën digjitale të vaksinës të koduar me QR, e cila gjithashtu do të konsiderohet si “pasaportë vaksinimi”.

“Ju lutemi vaksinoheni tani. Pra merrni dozë të plotë (dy doza ) të vaksinës, për të qenë plotësisht të mbrojtur nga virusi. Për të bërë gjërat që doni, duhet të vaksinoheni këtë muaj, jo në dhjetor”, u shpreh Ardern.

Duke deklaruar se ata do të bëjnë një shpjegim më të detajuar se si do të funksionojë së shpejti aplikacioni i ri, Ardern tha se nuk planifikojnë të përdorin certifikatat e vaksinës në vende të tilla si shërbimet shëndetësore dhe supermarketet.

Në Zelandën e Re, e cila është treguar ndër vendet më të suksesshme në luftën kundër COVID-19, në 24 orët e fundit, 26 persona dy prej të cilëve u kthyen në vend nga jashtë, u diagnostikuan me COVID-19.

Nga 308 raste aktive në vend, 27 prej tyre vazhdojnë të trajtohen në spital.

Në Zelandën e Re, deri më tani janë regjistruar 4.408 raste me COVID-19, ndërsa 27 nga të infektuarit kanë humbur jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *