Zelandë e Re, mijëra njerëz protestojnë kundër masave anti-Covid

15:48 10/02/2022

Ata janë kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura

Zelanda e Re është përfshirë nga një valë protestash për shkak të kufizimeve që kanë imponuar autoritetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Të frymëzuar nga demonstratat e kamionistëve në Kanada, disa mijëra protestues bllokuan rrugët pranë parlamentit në kryeqytetin Uellington me kamionë, makina dhe motoçikleta.

Efektivëve të policisë iu desh të përdorte forcën për të larguar qindra protestues të vendosur jashtë ndërtesës së parlamentit. Gjatë këtyre përleshjeve kanë mbetur të lënduar 2 punonjës policie ndërsa disa protestues pësuan lëndime të lehta.

Rreth 50 persona janë arrestuar  pas konfrontimit me efektivët e policisë. Protestuesit kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm për personelin shëndetësor dhe arsimor. Po ashtu ata janë kundër mbajtjes  së maskave në vende të mbyllura.

Qeveria e Kryeministes Jacinda Ardern ka zbatuar disa nga kufizimet më të ashpra të pandemisë, por kjo ka rritur zemërimin e qytetarëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.