
19:36 17/03/2022
Fjalimi virtual i Volodymyr Zelenskit drejtuar deputetëve gjermanë këtë të mërkurë u përshtat edhe një herë për të tërhequr audiencën e tij me paralele historike të zgjedhura mirë, teksa foli për ngritjen e një muri të ri, si ai i Berlinit, që po e ndan Europën mes lirisë dhe shtypjes.
Fjalimi i tij emocionues në parlamentin gjerman, Bundestag, u dëgjua edhe nga disa që me gjasë janë rritur në Gjermaninë Lindore komuniste, pas Murit të Berlinit.
Gjatë Luftës së Ftohtë, negociatat dhe angazhimi i ashpër i Gjermanisë me Moskën kontribuuan në rënien e murit dhe ribashkimin gjerman. Që prej asaj kohe Gjermania është përpjekur të përdorë lidhje tregtare, biznesi dhe energji për të integruar një Rusi paqësore në Perëndim.
Por pushtimi i Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë tre javë më parë ka shkatërruar shumë nga ato aspirata. Zelensky shprehu indinjatën që disa biznese gjermane po operojnë ende në Rusi. Tubacioni ruso-gjerman i gazit tashmë i anuluar, Nord Stream 2, ishte “çimento për atë mur të ri” që ndan Europën, tha ai.
Ngurrimi i vazhdueshëm i Gjermanisë për të lejuar Ukrainën në Bashkimin Europian ishte “një tjetër tullë” në atë mur të ri./tvklan.al