Zelenski: Dështoi plani i Rusisë për të më kapur

13:34 26/02/2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski thotë se ushtria e Ukrainës i ka prishur planin Rusisë për ta kapur atë.

“Ne kemi prishur planin e tyre”, tha Zelensky.

Në një video-mesazh, Zelenski u bëri thirrje gjithashtu rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit të tyre Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin e Ukrainës.

Forca ushtarake të Ukrainës vazhdojnë të kenë nën kontroll Kievin duke u shkaktuar vështirësi agresorëve rusë, të cilët nuk kanë mundur të përparojnë.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.