Zelenski telefonon Kryeministrin e Izraelit, i kërkon të negociojë lirimin e kryebashkiakut të marrë peng nga rusët

22:55 12/03/2022

Presidenti i Ukrainës njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Izraelit Naftali Bennett.

Zelenski bëri të ditur se kishin diskutuar për bisedimet e paqes me Rusinë dhe për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se i kishte kërkuar ndihmë Kryeministrit izraelit që të negocionte për të liruar kryebashkiakun e Melitopol që u rrëmbye një ditë më parë nga ushtria ruse.

Një zëdhënës i Kryeministrit izraelit tha për BBC se biseda mes Zelenskit dhe Bennett zgjati më shumë se 1 orë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com