Zelensky adresim për Bankën Botërore/ Ja sa është shuma e ndihmës që presidenti ukrainas kërkon në një muaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një forum të Bankës Botërore, tha se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj ndihmë financiare për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta.

Ai shtoi se do të duhen gjithashtu qindra miliarda dollarë për të rindërtuar vendin e tij më vonë, pas përfundimit të luftës, raportoi CNN.

Presidenti ukrainas tha se çdo vend duhet të jetë i përgatitur të prishë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë dhe se Moska duhet menjëherë të përjashtohet nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN-në dhe Bankën Botërore.

Zelensky tha se Rusia po përdorte metoda agresive në tregjet botërore ndërsa po zhvillonte luftën në Ukrainë, dhe sipas tij, këto institucione nuk ishin vend për Moskën.

Zelensky e përfundoi fjalimin duke thënë se shpresonte se takimi i radhës do të zhvillohej në një nga qytetet në Ukrainë që ishte rindërtuar me mbështetjen e FMN-së dhe Bankës Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.