Zelensky apelon për ndihmë: Po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për Odesën dhe Jugun

zelensky apelon per ndihme po kerkojme sisteme te mbrojtjes ajrore per odesen dhe jugun

Ukraina po kërkon mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të Odesës dhe të gjithë jugut të vendit kundër sulmeve ruse.

Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, me rastin e vizitës së tij në qytetin port në Detin e Zi.

“Kam dëgjuar një raport për eliminimin e pasojave të sulmeve ruse në Odessa dhe rajon. Në Kishën e Shndërrimit të Shenjtë që Rusia u përpoq ta shkatërronte, njeriu ndjen se populli ynë, shpirti ynë është edhe më i fortë. Më i fortë se ai rus. Ne po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Odesën dhe gjithë Jugun tonë”, tha Zelensky.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts